Miklovan Zeqo: Ja si fitova vendin e punës në Gjermani në sajë të gjellës me presh (VIDEO)

Nga Gjermania, shefi i kuzhinës Miklovan Zeqo ka folur në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” për situatën e krijuar nga koronavirus atje. Kur punon prej disa kohësh atje, Zeqo tregon si e ka fituar vendin e punës në vendin evropian që e synojnë shumë shqiptarët.

Ai shprehet se punën në Gjermani e fitoi në sajë të gjellën me presh që gatoi në Master Chef1.

“Unë në Gjermani jam falë gjellës me presh që kam bërë në Master Chef. Zotëria ku punoj është nga Shqipëria. Më ka ndjekur në TV dhe më ka shkruar kur isha në Vlorë, për këtë gjellë. Më shkruajti që të punoj në Gjermani. Dhe pranova, kështu lindi, erdhi ofertë e mirë dhe unë shkova”

Ndërkohë ai thotë se gatimin në shtëpi ia ka lënë në dorë gruas dhe shijon gatimet e saj.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg