Vodafone i ka kërkuar ndjesë një nëne pasi vajza e saj gjashtë vjeçare gjeti një video porno në telefonin e saj të ri “Sony Xperia T”.
 
Laura Leconte, 31 vjeç e kishte blerë telefonin te gjigandi i kompanisë celulare “Vodafone”, kështu që nuk ishte e shqetësuar në qoftë se vajza e saj luante me telefonin. Por, ajo u tmerrua kur dëgjoi zhurmat që vinin nga telefoni gjatë kohës që vajza e saj kishte telefonin në dorë.
 
Telefoni gjithashtu përmbante foto të femrave të zhveshura të marra nga faqet pornografike. Mamaja 31-vjeçare tha se vajza e saj i kishte kërkuar telefonin për të parë fotografitë familjare.
 
“Kur unë pashë ato videot, i’a rrëmbeva menjëherë telefonin nga duart”, tha 31 – vjeçarja. Kompania “Vodafone” tha se hetonin  faktin pse videot ishin në telefon në momentin që ai kishte dalë në shitje. Kompania gjithashtu i kërkoi ndjesë Laurës dhe i ofroi asaj një telefon të ri.

(v.gj/shqiptarja.com)