Tre skafandra të ngjashme me ato që kanë përdorur vrasësit e biznesmenit Artan Santo, janë gjetur nga policia në një magazinë lojrash fati në fshatin Fushë- Kuqe të Kurbinit.

Skafandrat ndodheshin në një magazinë së bashku më një motor, i cili pas verifikimeve rezultoi se nuk ishte ai i përdorur nga atentarorët e biznesmenit Santo.

Në magazinën ku e sekuestruan kaskat, policia mundi të sekuestronte edhe rreth 1077 pajisje kompjuterike të lojërave të fatit. 

Ndërkohë në magazinë efektivët e policisë gjetën edhe disa automjete luksoze.

Kontrolli në magazinën që rezultonte në emër të shtetasve Ervis.M 32 vjec nga Kurbini dhe Kol. P, banues në Tiranë u bë në kuadër të operacionit për kërkimin e dy vrasësve të bisnesmenit, Artan Santo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së enjtes në mes të bllokut në kryeqytet.

Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasve të mësipërm, të cilët mësohet se magazinën e kishin marrë më qera nga një banor i fshatit Fushë-Kuqe.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje.
skafandra
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)