Gjenden 4 pelikanë të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës (VIDEO)

KORÇË- 4 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës në Pustec. Sipas ekspertëve, pelikanët janë gjendur pas një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme, lidhur edhe me faktin se në palën greke kanë ngordhur disa pelikanë si pasojë e gripit të shpendëve.

Rastet janë identifikuar në zonën tonë në kufi me Greqinë, ndërsa bëhet e ditur se aktualisht është nxjerrë nga uji vetëm një individ ndërsa pjesa tjetër është ende në ujë. Sipas ekspertëve ende nuk janë kryer analizat për individët ndërsa ndodhen në terren për të bërë të mundur edhe evidentimin e rasteve të tjera.

Një ditë më parë u njoftua për ngordhjen e 600 pelikanëve në anën greke të Prespës,  janë gjetur të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës ku shpendët në këtë sezon preferojnë të folezojnë. Iljon Thanasi Drejtor i Administratës së zonave të mbrojtura u tha gazetarëve se  shkak është bërë gripi i shpendëve.

Për drejtorin e zonave të mbrojtura ky nuk është rasti i parë i ngordhjeve të pelikanëve pasi ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme. Prej dy javësh monitorim, nuk janë zbuluar shpendë të tjerë të ujrave të liqenit të Prespës ashtu edhe në ujërat e liqenit të Ohrit në anë tonë, por rasti i sotëm vë në lëvizje strukturat përkatëse

1647600430_page.jpg

Pelikani i ngordhur 
 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat