Kolonjë-Konstatohen mbetje kockash në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.
Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korccë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.
Komente










Te behet central energjitik per emegjine gjeotermale ! Kjo prone eshte shqiptare perderisa kompetencat Jane te shtetit shqiptar
Përgjigju