Merr fund saga e zhdukjes së 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u largua nga banesa e prindërve më 17 gusht të këtij viti, duke lënë djalin 2 vjecar dhe bashkëshortin. Rasti u denoncua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, ku këtë të premte u dha edhe lajmi i mirë për gjetjen e 19-vjecares.
Prindërit e kërkuan live të bijën, me frikën se mbahej peng. Babai i vajzës u përlot në studio, kur stafi ‘Pa Gjurmë’ shfaqi video mesazhin që Venera kishte dërguar, ndërsa pa treguar asnjë adresë ajo shprehej se ishte shëndosh e mirë dhe se qëndronte e ngujuar, nga frika se familjarët mund ta gjenin.
Në pak minuta e reja nga Berati pati një tjetër komunikim prekës me babain, live në studio. Ismail Avdia nuk reshti së luturi që e bija të kthehet në shtëpi. Venera refuzoi duke sqaruar se arsyeja e vërtetë e largimit ishte dhuna që i shoqi ushtronte mbi të, arsye të cilën babai e mësoi live. Ajo hodhi poshtë, duke e konsideruar një mashtrim edhe dëshminë e një dite më parë të publikuar në ’Pa Gjurmë’, të personit që deklaroi se kishte lënë takim me 19 vjeçaren ditën që ajo u zhduk.
Biseda live at e bij në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’:
Venera Gjolena: Jam duke ju ndjekur. Kam frikë se familjarët më gjejnë. Jam ngujuar dhe jam shëndosh e mirë. Kam frikë se familja ime në gjaknxehtësi e sipër bëjnë dicka. Në orën 11 e 30 të darkës u largova nga shtëpia.Dua të gjithë të më kuptojnë
Babai i Venerës: Kthehu Venera. Nuk të mban njeri me forcë. Edhe cuni thërret. Nuk të prek njeri as fijen e flokut, nuk të ha në besë babai. Do të mbaj si kapedane.
Venera Gjolena: Nuk e bëj publik vendin ku ndodhem. Jam shumë e sigurt. Mos të bëhen merak për mua.
Babai i Venerës: Thuaj një më fal nënës. Hajde me babain në shtëpi
Venera Gjolena: Do vij një ditë kur të kthehem
Babai i Venerës: Kur të vdes unë ? Mos e lër fëmijën në dorë të botës. Hajde me babain
Venera Gjolena: Nuk kam patur një martesë të lumtur. Ka filluar dhe dhuna nga bashkëshorti.
Babai i Venerës: Po pse mor bab nuk më the ?
Biseda e Venera Gjolenës me të atin
Venera Gjolena: Nuk kthehem. Jam shumë e sigurt. Jam tek një shoqja ime, ajo është familjare. Më vonë do kthehem. Është në dorën tuaj për të më pranuar pastaj. Nuk mundem për momentin.
Babai i Venerës: Më mirë tek gjiri nënës, unë habitem me ty se ti nuk je një femër rebele.
Venera Gjolena: Unë dua të gjej një punë për të krijuar kushtet dhe pastaj të marr djalin.
Babai i Venerës: Ajo ka frikë se e coj tek burri, por unë nuk e bej atë.
Venera Gjolena: Në momentin që unë të jem në rregull. Atëherë do kthehem.
Babai i Venerës: Të bëj një pyetje babai ? Ku je ?
Venera Gjolena: Nuk ka rëndësi. Djali që mori për mua është thjesht një mashtrim.
Babai i Venerës: Kur mendon të vish, kur të vdesim ne ?
Venera Gjolena: Nuk kam hyrë në rrugë të gabuar, njeriu për një nder rron..
Babai i Venerës: A të lumtë mor bab, këtë kisha merak. A s'të ka marr malli për djalin ?
Venera Gjolena: Qan...
Venera Gjolena: Ju lutem më kuptoni. Kujdesuni për djalin tim deri në momentin që të kthehem. Më falni...
Babai i Venerës: Edhe unë kam gabuar. Të kam falur vetëm kthehu.
Venera Gjolena: U them të mbledhin veten. Të mos kenë merak. Jam shumë mirë. Unë nuk dua të kthehem. Nuk e marr atë guxim për çfarë kam kaluar. E ndërpres këtu komunikimin. Nuk dua të flas më, deri kur të jem gati.
Ditën që u largua, Venera u mjaftua me një mesazh që i dërgoi bashkëshortit, në rrjetin social Facebook, përmes një adrese false ku i shprehte se ishte mirë dhe se ndodhej po në Berat.
VIDEO/Emisioni i plotë