Reagon 19 vjeçarja e zhdukur në mesnatë, ja videomesazhi ku rrëfen arsyet pse braktisi burrin dhe foshnjen

TIRANË- Pasditen e djeshme emisioni ”Pa Gjurme” arriti të gjente 19-vjeçaren e zhdukur Venera Gjolena, e cila ishte arratisur mesnatën e 17 gushtit duke lënë në gjumë bashkëshortin dhe djalin e saj dy vjecare.

E reja kishte ndjekur programin që transmetohet në Report Tv dhe dërgoi një videomesazh me anët të cilit sqaroi se shkaku që nuk kthehej në familje ishte frika nga prindërit, duke mos treguar as vendodhjen e saj.

Mesazhi i plotë nga 19 vjecarja Venera Gjolena drejtuar programit “Pa Gjurme
Odeta përshëndetje! Kam parë emisionin tuaj. Dua t'ju them se jam shëndosh e mirë. Gjërat nuk janë ashtu si familjarët e mi mendojnë. Kërkoj nga ju si staf dhe nga familjarët e mi që emri dhe pasaporta të hiqet, nuk është nevoja të më kërkojnë. Unë jam  shumë mirë. Për momentin po rri e ngujuar nga frika se mos familjarët më gjejnë dhe nga gjaknxehtësia mund të bëjnë çdogjë. Unë dua të krijoj jetën time të gjej një punë dhe më pas të rikthehem të kërkoj të drejtën për të marr djalin afër vetes. Jam në Shqipëri, nuk mund të them se ku jam dua të ruaj privatësinë time, familjarët mos  të kenë merak për asgjë unë jam shëndosh e mirë. Shumë faleminderit për mirëkuptimin, Ju uroj gjithë të mirat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja