Gjendet e mbytur ish-ylli i 'Playboy', kamerat e sigurisë zbulojnë të dyshuarin

Gjendet e mbytur ish-ylli i 'Playboy', kamerat e sigurisë zbulojnë të dyshuarin

Modelja Christina Carlin-Kraft

Modelja e njohur është gjetur e mbytur në banesën e saj në Ardmore të Pensilvanisë. TMZ raporton se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur në banesën që ende rezulton në pronësi të ish-të dashurit të saj që punon bankier në Wall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.

Policia është shprehur se ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, dhe ka arritur që të gjejë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta në jug-perëndim të Filadelfias të mërkurën.

Ata zbuluan trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat. Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar mashkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën.

Në kamera shihet i dyshuari që hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty. Carlin-Kraft ka punuar më parë me Vanity Fair, Revistën Maxim, Victoria's Secret dhe Playboy.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)