Të hash dhe të flesh brenda një dhome! Familja në mjerim në Gramsh, fëmija 6-vjeç: Dua shtëpi

Vështirë të ndash ambientin ku hahet e ku rrihet. Në këtë shtëpi nuk gjen orendi shtëpiake, por veç thirrje për ndihmë me shpresën se një ditë do të mund të buzëqeshin.

Paolo, vetëm 6 vjeç ëndërron të vishet me uniformë dhe të ketë një shtëpi.

“Do bëhem polic kur të rritem. Nuk më pëlqen. Dua shtëpi”, tha fëmija i vogël.

Një dëshirë për t’u ndjerë i barabartë me bashkëmoshatarët por që për super e prindërve të tij, është një peshë mjaft e rëndë.

“Marr 39 mijë lekë asistencë. Djali kërkon kushte. Thotë dua lekë, por unë nuk kam”, tha Zhaneta.

Për familjen Braho në fshatin Tuj të Gramshit vështirësitë ekonomike në godinën e amortizuar e të dëmtuar edhe nga tërmeti, janë shtuar ndër vite nga pamundësia e tyre për të punuar.

“Burri nuk ka fuqi të punojë se ka probleme edhe me kurrizin. I dhembin veshët. Operacioni i bën 30 mijë euro. Unë skam asnjë lekë. Jam në hall të madh. Nuk kam ku ti vë enët, rrobat. Vetëm këtë dhomë kam. Edhe vetë jam me rramatizëm. Fëmijën e kisha me kollë dhe mora ilaçe me lekët që mi dha babi. Mami me babin tim nuk kanë ardhur asnjëherë se nuk kam ku ti vë. Zoti inshallah më ndihmon”, tregoi e zonja e shtëpisë Zhaneta Braho.

E vetmja shpresë për Zhanetën janë njerëzit me zemër të mirë, pasi nga shteti ndihen të zhgënjyer.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona