Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në liqenin e Banjës në Gramsh.

Raportohet se ajo është 53 vjeçe dhe quhet Lumturi Zogu.

50 vjeçarja është gjetur e mbytur pranë fshatit Gjergjovinë.

Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia si dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.