Trupi i një studentje amerikane e zhdukur që prej 15 Qershorit është gjetur në Rusi. Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou.
Policia ruse kishte hapur një hetim pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor kishte hipur në një veturë me një person të panjohur. Zyrtarët ruse deklaruan se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit.
Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur ajo i kishte dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një veturë me një të panjohur. Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë”.
Dy vjet më parë, Serou kishte shitur banesën e saj, për të financuar udhëtimin për në Rusi, ku kishte planifikuar që fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.
Vjeshtën e vitit 2019, ajo ishte regjistrua në programin master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod
Një grup lokal i kërkim-shpëtimit, Rys, postoi lajmin se vullnetarët që ndihmuan në kërkim gjetën një trup të pajetë dhe shprehën ngushëllime për familjen e Chatherine Serou.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.3%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1509
Lajme të tjera
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë
26 Prill, 19:43
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump
26 Prill, 15:17
-
SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur
26 Prill, 10:43
-
Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
26 Prill, 07:52
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse
25 Prill, 20:41
-
Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të arrestuar nga Rusia
25 Prill, 17:53
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë
25 Prill, 16:36
-
Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore
25 Prill, 13:01