Në foto makina e prokurorit
Dy orë pas atentatit, policia ka gjetur makinën e autorëve në Shkozet të Durrësit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Makina tip 'Benz' Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false e vjedhur dy javë më parë në Tiranë është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit.
Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47, që janë përdorur nga autorët kundër prokurorit dhe dy personave të tjerë, shoferit të tij dhe të fortit të Sukthit. Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t'i vendosin flakën makinës për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.
Deri tani ende nuk janë identifikuar autorët apo ndonjë pistë konkrete, ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes për të dhënë më shumë informacion që mund të cojë drejtësinë në gjurmët e atentatorëve.
Lajmi kryesor:
Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë
