Për herë të parë, shkencëtarët kanë vërejtur një kallamar gjigand në thellësitë e Oqeanit Paqësor. Gjitari u filmua nga një ekip i Muzeut Kombëtar Shkencor japonez në bashkëpunim me rrjetet televizive "NHK" dhe "Discovery Channel".
Pamjet e kallamarit u filmuan në një thellësi 630 metra dhe rreth 1000 kilometra larg brigjeve të Ishujve Ogasawara në Japoni. Nëndetësja me tre persona në bord duke përfshirë zoologun Tsunemi Kubodera, i Muzeut Kombëtar Shkencor japonez, ndoqi kallamarin gjigand deri në 900 metra thellësi para se ky i fundit të zhdukej.
”Gjatësia e tij totale ishte tetë metra”, deklaroi Tsunemi Kubodera “dhe se kam parë shumë kallamarë gjigand gjatë karrierës sime si zoolog, por kjo ishte hera e parë që unë shikoj një krijesë kaq mahnitëse dhe të mrekulllueshme”. Kanali televiz japonez NHK do të trasmetojë dokumentarin më 13 janar, vijuar më pas më 27 janar nga Discovery Channel.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com