MAT- Një minë anti-tank është konstatuar ditën e sotme në fshatin Baz në Mat pranë disa magazinave. Mina anti-tank është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar më pas autoritetet.
Policia ka shkuar në vendin ku ndodhet mina anti-tank dhe është vendosur perimetri i sigurisë. Mësohet se pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti.
Komento