Gjendet një predhë luftarake e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, dyshohet se është e paplasur

VLORË- Gjendet një predhë luftarake e dyshuar e Luftës së Dytë Botërore. Predha është gjetur nga banorë të fshatit Peshkëpi në Vlorë.

Ka qenë një banorë i zonës ai i cili ka pikasur predhën në afërsi të tokave bujqësore. Banori që e ka gjetur thotë se ka qenë duke punuar tokën për të mbjellë pemë dhe në thellësinë 1.5 m ka ndeshur në predhën.

Predha është e rrezikshme pasi dyshohet të jetë e paplasur. Megjithatë as policia dhe as xhenierë ende nuk kanë shkuar në zonë.

Fermeri që gjeti predhën tha se po kultivonte bimët dekorative dhe është befasuar teksa ka parë predhën.

‘Po kultivoja bimët dekorative. Po shkulja palmat dhe u befasova në një gjë metalike dhe e kuptova se ishte predhë. E hodha në internet, për momentin nuk kanë ardhur askush nga policia. Janë të rrezikshme mendoj sërish. Kane qenë dy baza të Italisë këtu. Ka qenë aerodromi, ndoshta dhe kjo predhë kaq. Mendohet se është hedhur ose aksidentalisht nga avioni ose për qëllimet e tjera. Policia pritet të vijë dhe këta të genius. Unë po e lë në ruajtje aty.’- tha ai.

1620994369_Sequence03.00021310.Still003.jpg

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli

Renditja/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, vlonjatët në krye të Kategorisë së Parë! Tri pikë edhe Kastrioti e Burreli