Gjendet pas 9 vitesh Muiz Balaj në Greqi, 39 vjeçari i transformuar totalisht

TIRANË- Mbërrin fotoja ekskluzive e Muiz Balaj, që u zhduk në vitin 2011 nga Tirana. Pas 9 viteve, paraqitet për herë të parë imazhi që tregon transformimin e 39-vjecarit dibran. I pari emigrant shqiptar që e identifikoi ishte një bashkëfshatar i tij. Sajmir Sahitaj kishte mësuar lajmin e humbjes së Muiz Balaj nëpërmjet emisionit “Pa Gjurme” dhe rastësisht e takon shokun e fëmijërisë në Edesa të Greqisë, të shtunën e kaluar. Sajmir Sahitaj komunikoi me të motrën e Muizit, Hike Llocin, duke i dërguar edhe fotot e të vëllait.

‘Ishte ora 11:00 dhe me  vjen një ftesë në facebook, shoh  një foto të vëllait dhe një shënim në mesazh, ku shkruhej jam me vëllanë tuaj. Nuk besova në fillim që ishte lajm i  vërtetë.Po të shtunën në darkë, Sajmir Sahitaj më telefonon dhe unë flas më vëllanë nëpërmjet facebook. Shumë kishte  ndryshuar imazhi i vëllai, për 9 vite ka ndryshuar shumë. E pyeta ku ke humbur, pse nuk na ke telefonuar. Ai nuk mbante mënd asgjë, as ditën kur kishte shkuar në Greqi‘- u shpreh motra, Hike Lloci.

“Pa Gjurmë” gjatë investigimit që bëri mësoi se 39-vjecari nga Dibra nga marsi 2011 që kishte humbur e deri në fund të vitit 2012 kishte jetuar në jug të Shqipërisë. Më pas Muiz Balaj kishte emigruar drejt Greqisë. Nga 2013 e deri më sot ai jetonte i vetëm në një fshat shumë pranë Edesës së Greqisë.  Dibrani kishte probleme me shëndetin mendor, por ndihmohej shumë nga emigrantët shqiptar në Greqi, ku disa prej tyre jo vetëm e kanë strehuar, por i kanë premtuar familjes Balaj që shumë shpejt do ta rikthejnë në Shqipëri. 

VIDEO/ Emisioni i plotë
 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni