Gjendja alarmante e zjarreve në vend, Xhaçka: 99% e rasteve kanë ardhur nga zjarrvënia e qëllimshme

Gjendja alarmante e zjarreve në vend, Xhaçka: 99% e rasteve kanë ardhur  nga zjarrvënia e qëllimshme

Foto nga zjarret në vend

Sezoni veror është përfshirë nga zjarre të shumtë që kanë sjellë dëme nga veriu në jug i vendit. Zjarret kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë së njerëzve, qëllim për të liruar toka apo kushteve natyrore. Ndërkohë që zjarri në Cakran të Fierit vazhdon akoma të djegë toka.

Nisur nga kjo gjendje e këtij sezoni që lamë pas ka reaguar ministrja Olta Xhaçka, e cila ka theksuar se janë shënuar 324 vatra zjarri gjatë korrikut dhe gushtit ku u përfshinë 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme.

"Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët", u shpreh ministrja Xhaçka në profilin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë