TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor per akset kryesore kombetare raportojnë mbi  vështitësitë në kalimin e akseseve kryesore në vend.
ARRSH dhe DPSHTRR i bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistiken, rekomandohet kujdes ne segmentet ku ka shkarje.
Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Tiranë
Në aksin e Qafështamës, kanë ndodhur disa rrëshqitje, megjithatë qarkullimi nuk është i bllokuar.
Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Elbasan
Aksi Elbasan - Gjinar është i kalueshëm normalisht, sipas variantit te ri te rrugës. Vazhdojnë punimet.
Në aksin Elbasan - Gjinar vazhdon mos të lejohet kalimi i autobusëve.
Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Vlore
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.
Në aksin rrugor Vlore-Palase, në fshatin Dukat, prej disa ditesh ka një shkarje masive të skarpates së poshtme të trupit të rrugës. Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokaster raporton se në këtë segment është vendosur sinjalistika perkatëse me tabela të kufizimit të shpejtësisë tabela që tregon ngushtimin e rrugës. Nga ana e operatorëvë janë marrë masat duke hedhur materiale inerte dhe është bërë rrethimi i zonës së rreshqitjes.
Gjirokaster
Nuk ka probleme ne qarkullim.
Korçe
Në akset e qarkut të Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Kukës
Drejtimi i qarkullimit Kukës - Tuneli është i hapur me të dyja kalimet, kurse drejtimi i levizjes nga Tuneli për në Kukes eshte me nje kalim. Njera korsi eshte e mbyllur per arsye sigurie, sepse ne zone jane vene re shkarje te tjera qe jane pastruar.
Kukës është me një kalim. Njëra korsi është e mbyllur për arsye sigurie , sepse në zonë janë vënë re shkarje të tjera që janë pastruar . Edhe shkarja në aksin Krume-Qafë Prush është aktivizuar përsëri.
Dibër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku
Shkodër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Fier
Gjëndha në akset e Fierit është normale.
Lezhe
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. /ATSH/