Gjendja e deputetit Alimadhi, Shefja e Pneumologjisë: Ka probleme serioze me mushkëritë  

Deputeti Adriatik Alimadhi u shëruar nga COVID-19, por gjendja shëndetësore e tij mbetet serioze. Shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala në një lidhje skupe për "Repolitix" në Report Tv tha se ai nuk është i intubuar, por në trajtim intensiv me oksigjen, pasi mushkëritë e tij janë të dëmtuara dhe kanë nevojë të vazhdueshme për furnizim me oksigjen. Mjekja Bala tha se pacientët edhe kur janë shëruar nga COVID-19, mushkërisë i duhen disa muaj që të rikuperohen plotësisht.

 "Dje kam pritur edhe deputetin Alimadhi. Ai është shëruar nga covid por problemet e mushkërive mbetet serioze si pasojë e komplikacionit nga covid-19. Alimadhi është në trajtim me oksigjen me presione të larta dhe ka nevojë të vazhdueshme që mushkëria e tij të trajtohet me oksigjen, por nuk është i intubuar. Pacientët janë kryesisht mbi moshën 60 vjeç, në 2/3 e tyre kanë sëmundje shoqëruese si diabet apo hipertension dhe kanë një ndjekje në vazhdimësi jo vetëm nga pneumologu por dhe kardiologu etj. Pra trajtimi i tyre është kompleks. Situata në spitalin tonë në Shërbimin e Penumonisë është e qetë. Në pavion gjendjen 4 pacientë covid, dhe një iku dje i shëruar që bënin 5. Aktualisht trajtohen mbi 10 pacientë me pneumoni aspekt covid, por me testim covid negativ. Këto konsiderohen si të sëmurë të cilët janë kontingjent që ka dhënë ky virus në mushkëritë e tyre. Ndërsa në reanimacion janë 3 të intubuar në gjendje të rëndë", tha Bala.

Ajo shpjegoi gjithashtu se si vepron koronavirusi në organizëm dhe se kush është organi që dëmtohet më parë.

"Duke filluar që nga vendosja e virusit në pjesën e poshtme të mushkërive që merr dhe goditjen e më të madhe është pjesa që bën gaz-shkëmbimin futjen e oksigjenit, dëmtohet si rezultat i veprimit të këtij virusi. në momentin që mushkëria ka pësuar këtë dëmtim, nuk bëhet më transportuese dhe furnizuese e oksigjenit në organet e tjera, pacienti ka një vuajtje të të gjithë organeve dhe jo vetëm mushkërisë. Pas mushkërisë është veshka e dyta që e pëson, më pas mëlçia e zemra është pasojë e këtij virusi. Vetë procesi që ku virus bën në mushkëri edhe pas shërimit nga COVID-19 duhet që mushkëria kërkon disa muaj të tërë që të shërohet plotësisht dhe të zëvendësojë të gjithë indet e dëmtuara", tha Bala.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 23/04/2020 03:21

    po vari leshte atij legenit, mos harxhoni ilacet kot.

    Përgjigju
  • toni: 23/04/2020 02:30

    Dhe 1 ballist qe kishim ne parlament na i hoqet na kryetare dhe po na vdes fare. E paska vuajtur shume ky ballisti jone

    Përgjigju
  • meri: 23/04/2020 00:31

    Si mund te flasesh ne TV ,per problemin shendetesos te pacienteve...pse nuk respektohet Privatesia...?per mua kjo eshte Skandal...

    Përgjigju
    • Arbëri: 23/04/2020 10:11

      Skandaloze, a nuk ka sekretess në shendetësi ...???

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim