TIRANE- Syrja Gjoka, Gjeneral Brigade i proceduar nga prokuroria e Beratit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” pritet të rikthehet në detyrë. Kjo pasi dy ditë më parë Gjykata e Apelit në Vlorë, vendosi të lirojë nga qelia dhe të lerë të lirë gjeneralin Syrja Gjoka.
Më herët, ai u hetua për disa abuzime për prishjen e disa godinave në repartet ushtarake në Kuçovë, ndërsa Gjykata e Beratit pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e “arrestit me burg”. Por, i arrestuari apeloi këtë vendim dhe Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi të lirojë këtë të arrestuar. Me një vendim të shkurtuar, kolegji penal vendosi që Gjoka nuk mund të prishë provat, ndërsa nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore apo nuk mund të largohet jashtë vendit.
“Gjatë zhvillimit të masës së sigurisë, prokurori i çështjes kërkoi masën e arrestit me burg dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Beratit. Avokati i çështjes kërkoi lirimin nga qelia të gjeneralit Gjoka. Ndërkohë gjatë qëndrimit të Gjokës në ambjentet e paraburgimit ky i fundit ka shfaqur problem shëndetësore, ku pas lirimit nga burgu mësohet se ai i është nënshtruar një sërë analizash dhe vizitash mjekësore.
Sipas një vlerësimi rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundërligjshme ka vlerën e 6 milionë lekëve. Padia ndaj tij është bërë nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila veç kësaj i ka propozuar presidentit Nishani shkarkimin e gjeneralit. Ky i fundit ka refuzuar shkarkimin e Gjeneral Brigade.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Burg ushtarakut Syrja Gjoka që shpërdoroi detyrën në Kuçovë
37 vite ushtarak,arrestohet Gjoka Shpërdoroi detyrën duke vjedhur