Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen nën shoqërinë e familjes dhe stafit të 'E diela shqiptare'. U fol që Gjebrea thumboi Fevziun në lidhje me largimin e tij nga Klan. Ai e ka përgënjeshtruar një fakt të tillë duke shkruar në llogarinë e tij në facebook statusin:
“Po pse gënjeni? Po ku e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është pronari. Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në “Klan” dhe jam me fat që vijoj të jem me “E diela Shqiptare”,pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte. Ku hyn Fevziu këtu?
Por sigurisht ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje”- ka reaguar i indinjuar prezantuesi i 'E diela shqiptare'. Le të kujtojmë që ai para pak ditësh festoi 55 vjetorin e ditëlindjes së tij në 'Drimadhes'.