Intervistat e shtirura të Ardit Gjebresë kanë bërë histori në televizionin shqiptar të tranzicionit, sic ishte ajo me vrasësin e dyfishtë të nënë e bijë, Marjan Rrokun, para të cilit Ardit Gjebrea u përlot, duke treguar një pandjeshmëri skandaloze ndaj dy grave të vrara nga ish-Shikasi i dënuar përjetë.  

Po kaq e shtirur ishte dhe intervista që ky intervistues bëri dhe me çiftin Lulzim dhe Aurela Basha këtë të diel, në emisionin e tij. E para që bëri përshtypje ishte servilizmi i tejskajshëm i Ardit Gjebresë ndaj çiftit. E dyta, për disa herë Lulzim Basha, kur fliste për bashkëshorten i drejtohej me Kjo! një formë aspak e mirësjellshme ndaj bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve.  

E megjithatë Basha nuk “harronte” të ishte i sjellshëm me Ardit Gjebrenë. Mes këngëve më të preferuara të çiftit Lulzim-Aurela, kishin futur edhe një këngë të intervistuesit, të cilën Basha e konsideroi edhe më të bukur se shumë himne. E kotë të themi përuljen dhe falenderimet e Gjebresë, i cili u suprizua nga ky lavdërim më shumë se çifti Basha nga lavdërimet e Gjebresë. Kështu është kur një politikan pranon të intervistohet nga një këngëtar. Nëse keni stomak të fortë, këtë intervistë “të qurravitur” me komplimenta, lajka e lavdërime mund ta gjeni si në yuotube dhe në faqen FB të liderit të opozitës që kërkon të vijë në pushtet.