Gjenerali serb:Kishim spiunë në
UÇK, një ish-ministër i Kosovës

Gjenerali serb:Kishim spiunë në<br />UÇK, një ish-ministër i Kosovës
Ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Stevan Durovic ka deklaruar gjatë një interviste se kishin spiunë shqiptarë të përfshirë në UÇK.
 
Stevan Durovic është shprehur se nuk e kishin të vështirë që të gjenin spiunë në radhët e shqiptarëve, pasi shiteshin për disa qindra marka.
 
“E dinim çdo lëvizje të Adem Jasharit, pasi kishim spiunë në UÇK. Nuk e kishim të vështirë që të gjenim spiunë në UÇK, pasi shqiptarët shiteshin për disa marka" u shpreh ai.
 
Në radhët e UÇK, Stevan Durovic thotë se kishin tre spiunë dhe sipas tij ata ishin kushërirë të Jasharit.
 
Por akuza më e rëndë e ish-gjenerali i ushtrisë serbe është se në radhët e spiunëve për Serbinë sipas tij ka qenë edhe një ish-ministër i Kosovës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë