Gjenetika, mjedisi dhe grupi i gjakut, ja cilët janë të prirur të goditen nga ‘stuhia’ Covid

Gjenetika, mjedisi dhe grupi i gjakut, ja cilët janë të prirur të goditen nga ‘stuhia’ Covid

Gjenetika e secilit prej nesh ka një ndikim vendimtar në jetën tonë. Ajo na "ndërton" që nga lindja duke na specifikuar ngjyrën e flokëve, syve, gjatësinë dhe një pafundësi gjërash të tjera. Gjenet gjithashtu luajnë një rol vendimtar në sëmundjet e ndryshme, duke na mbrojtur ose duke na ekspozuar më shumë në një ose më shumë patologji. Kështu duket se ndodh edhe me Covid.

Studimi italian

"Identifikimi i ri i bazave gjenetike të ndjeshmërisë ndaj Covid-19 do të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin" - Ky është titulli i një studimi të bërë në Itali të filluar nga Universiteti i Siena-s.

Projekti u zhvillua falë bashkëpunimit të 35 spitaleve në të gjithë Italinë me qëllim analizimin e ADN-së së dy mijë njerëzve. Rezultatet mbi 130 pacientët e parë janë paraqitur në konferencën e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Njerëzore nga Alessandra Renieri, profesore e Departamentit të Bioteknologjisë Mjekësore të Universitetit të Sienës, së fundmi e emëruar anëtare e komisionit për terapi të përparuara të Ema, Agjensia Evropiane e Ilaçeve.

Projekti Gen-Covid

Profesoresha Renieri, drejtore e Njësisë së Gjenetikës Mjekësore në Spitalin Universitar të Sienës, shpjegoi se nga çfarë përbëhet projekti Gen-Covid i ekipit të saj, që synon të mbledhë mostra gjenomike nga pacientët Covid në të gjithë Italinë në përpjekje për të identifikuar bazat gjenetike që kanë treguar një nivel të lartë ndryshueshmërie nga pacienti te pacienti. Te 130 pacientë të Covid nga Siena dhe institucionet e tjera në Toskanë, studiuesit zbuluan një numër jo të vogël gjenesh që ‘shprehnin’ interesin e tyre ose jo ndaj infeksionit të koronavirusit

"Ne besojmë se variacionet në këto gjene mund të përcaktojnë përparimin e sëmundjes," tha Dr. Renieri.

Trajtimet

Edhe pse koronavirusi prek individët në mënyra të ndrysmë, nuk përjashtohet mundësia që i njëjti trajtim të jetë efektiv në shumë raste. Ekziston një proteinë specifike që virusi përdor për të infektuar qelizat e shëndetshme.

"Të kuptuarit e profilit gjenetik të pacientëve mund të lejojë qasje specifike terapeutike kundër Covid-19 dhe të përshpejtojë zhvillimin e ilaçeve të reja antivirale”.

Pandemia lidhet më shumë me faktorët mjedisorë sesa faktorët gjenetikë

Prof. Bruno Dallapiccola, Drejtor Shkencor i Spitalit të Fëmijëve ‘Bambino Gesù’ në Romë dhe Profesor i Gjenetikës Mjekësore tha se "Personalisht, nuk mendoj se do të ketë një përgjigje të rëndësishme nga këto hetime gjenomike që po bëjnë disa grupe pune," - duke shpjeguar edhe pse.

"Unë besoj se përqindja në të cilën gjenetika mund të ndikojë është e ulët, sepse ne po shohim se përhapja e pandemisë është e lidhur më shumë me aspektet mjedisore sesa me diçka gjenetike," na tha Dallapiccola.

Faktori përcaktues i mjedisit

Prof. Dallapiccola sqaroi se "sëmundjet ndahen në dy kategori kryesore: sëmundje mjedisore dhe sëmundje për shkak të faktorëve gjenetikë. Shembulli më tipik përfaqësohet nga sëmundje infektive të cilat janë mjedisore.

"Ne jemi në prani të një pandemie, domethënë një patologji që përhapet në të gjithë botën me një lehtësi të jashtëzakonshme të infektimit midis subjekteve dhe duhet të merret parasysh edhe fakti që, në shpërndarjen gjeografike të sëmundjes ekzistojnë faktorë që krijojnë të paktën dyshime mbi mekanizmat ", thotë Prof, duke theksuar se "Fakti kurioz është se, në Itali, zonat më të industrializuara janë prekur më shumë nga ky infeksion sesa ato që nuk janë të komprometuara nga pikpamja mjedisore".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik