Gjeniu i verbër mahnit me inteligjencën e tij, ka një memorie 'mbinjerëzore' për datat dhe numrat ( VIDEO)

TIRANË- Romeo Deda është gjeniu i cili ka një memorie të jashtëzakonshme. Edhe pse prej 20 vitesh ai ka humbur shikimin, nuk ka ndalur së mësuari dhe madje thotë se është përpjekur të bëj një jetë normale, madje shëtit edhe vetëm nëpër qytet.

 ‘’ Unë kam lindur me katarakt dhe tre muajsh jam operuar këtu në Tiranë  por në atë kohë s’ka pasur aparatura faktikisht dhe irisi u dëmtua dhe në moshën 5-6 vjeç shkoj në Greqi ku vendos lente tek të dy sytë për të parë më mirë, pata një përmirësim. Kur isha 14 vjeç  mu bë tensioni i lartë i syrit dhe shkoj në Greqi vendos valvul dhe tensioni syrit bëri që ta humbisja shikimin. Unë lëviz vetëm në Tiranë me shkop dhe shkoj tek liqeni, shkoj tek fresku shkoj bëj lëvizje të ndryshme. Nuk është dhe aq e kollajt por unë e kam arritur. Kam katër vjet që lëviz vetëm’’ u shpreh ai.

Romeo ka aftësinë që të memorizoj, datat e lindjes , prefikse telefoni, ditëlindjen e më shumë se 2500 personazheve të huaj dhe shqiptarë  dhe së fundmi lojërat e fatit. Ai mban mend rreth 50 shorte të ndryshme, ku një shorte përmban mbi 40 gogla, duke përfshirë 2000 numra në mënyrë të çrregullt. I pyetur se si e realizon këtë thotë se ka memorie mbinjerëzore:

‘’ Kam memorie shumë, mbinjerëzore. Për vetëm 7 minuta jam i aftë të mësoj një shorte,  bëra pak eksperiment me trurin dhe thash sa mund ta mësoj për një shpejtësi rekord, për 7 minuta e mësoja’’ tha ai.

Por si arrin ta bëjë llogaritjen?

‘’ Unë kur kam qenë 10 vjeç kisha shumë memorie, ku do që shkoja, mbaja mend me data dhe ngaqë kisha këtë lloj memorie gjeja kalendarin, pastaj vazhdimësinë e  kalendarit e mësova  kollaj’’ thotë ai.

 Ai  synon rekordet Guiness për aftësinë e tij për të memorizuar kaq shumë data dhe numra:

‘Për rekordet Guiness kam aplikuar, sepse siç e dini di prefikset telefonike të gjithë shteteve të botës dhe përveç kësaj unë për një minutë them 40 prefikse. Kam aplikuar dhe më ka ardhur një përgjigje ku kërkojnë një video,dhe e kërkojnë në anglisht, por e kam realizuar, do ta dërgoj pas vitit të ri ’’ u shpreh ai.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj