Gjeorgjia miraton projektligjin për ‘agjentët e huaj’, shpërthejnë protestat: Jo ligjit rus! Mediat: Protestuesit tentojnë të futen në parlament

 

Parlamenti gjeorgjian ka miratuar dy drafte të një projektligji  që synon të vendosë rregulla të reja për kontrollin e të ashtuquajturve 'agjentë të huaj' , të dizajnuara kryesisht për median. Ligji, i mbështetur nga partia qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, shihet nga opozita si një përpjekje për të përgjuar informacionin. Siç raportohet nga Ukrainska Pravda, 76 deputetë votuan pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Diskutimi fillimisht ishte planifikuar për 9 mars. Projektligji tani do t'i dërgohet Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës për një opinion. Më pas, këto projektligje do të dëgjohen dhe ndoshta do të kalojnë në leximin e dytë dhe të tretë nga parlamenti gjeorgjian, raportoi Interfax .

Menjëherë pas miratimit të drafteve të projektligjit në Gjeorgji shpërthyen protestat. Jashtë parlamentit u mblodhën qindra njerëz për të protestuar kundër këtij ligji. Ambasada amerikane i quajti këto ngjarje "një ditë e zezë për demokracinë gjeorgjiane".

Propozimi për të miratuar një ligj për 'agjentët e huaj' edhe në Gjeorgji u prezantua nga partia pro-qeveritare Pushteti Popullor dhe u prit me protesta nga organizatat joqeveritare dhe media. Ligji parashikon që kompanitë jo-tregtare që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, regjistrohen saktësisht si agjentë të huaj, me kufizime të mundshme në veprimtarinë e tyre.

Policia gjeorgjiane përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që u mblodhën në qendër të Tbilisi. Kundërshtarët e iniciativës e krahasojnë atë me ligjin rus të vitit 2012, i cili që atëherë është përdorur nga Moska për të goditur disidencën.

Televizioni gjeorgjian tregoi protestuesit duke protestuar me zemërim jashtë Parlamentit, ndërsa policia e armatosur me mburoja hodhi gaz lotsjellës. Disa nga demonstruesit që dolën në rrugë valëvitën flamurin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe thërrisnin: "Jo ligjit rus".

Mediat ruse shkruajnë se protestuesit kanë thyer barrierat e vendosura nga policia dhe po përpiqen të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit të Gjeorgjisë.


Lajmi kryesor:

New York Times: Ukraina qëndron pas sabotimit të Nord Stream! Kievi e mohon! SHBA-NATO: S’kanë përfunduar hetimet! Protesta në Gjerogji, protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja