Sipas Gjergj Bojaxhiut, fushata e Erion Veliajt ka kushtuar mbi 2.5 milionë euro. Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, përveç mungesës së transparencës, akuzon kandidatin e majtë se, bizneset financuese do të kërkojnë favore në rast të zgjedhjes së tij si kryebashkiak. Sipas Bojaxhiut gara elektorale për Bashkinë e Tiranës është fushata më e shtrenjtë në historinë tonë.
“Paratë me të cilat është financuar fushata e z. Veliaj kanë ardhur në rastin më të mirë nga biznese që kërkojnë favore prej tij dhe në rastin më të keq nga burime të dyshimta apo të paligjshme që duan të kontrollojnë politikën dhe qeverisjen. Ata që kanë dhënë këto financime do i marrin mbrapsht disa fish paratë që kanë dhënë, me favore, leje dhe kontrata nga Bashkia e Tiranës”, tha Bojaxhi.
Sipas tij një kandidat që kërkon të vijë në pushtet me një mal me borxhe ndaj interesave private, do të jetë i kapur dhe peng i financuesve të tij. “Një kandidat i tillë nëse vjen në pushtet do të korruptohet dhe do t’u shërbejë klientëve e financuesve por jo qytetarëve. Nëse nuk do t’i themi stop këtij modeli, nuk do të ketë kurrë ndryshim”, është shprehur Bojaxhi.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO