Gjergj Jorgaqi: Muzikanti i vërtetë
nuk bie viktimë e komercializmit

Gjergj Jorgaqi: Muzikanti i vërtetë<br />nuk bie viktimë e komercializmit
Tre netë maratonë mbushur me argëtim, surpriza, miqësi, kulturë, dhe mbi të gjitha, muzikë e kualitetit të lartë po shoqërojnë kryeqtetin shqiptarë. Në një skenë gjigande me efektet më të mira (ndriçim me robotë, teknologji Led dhe Led Display) të enjten dhe të premten kanë performuar bandat më të mira rock të trevave shqiptare, ku i ftuar special është edhe një artist i rangut ndërkombëtar, Ian Paice & Moonstone Project (ex-Deep Purple). Veç emocionit që na ofroi ky koncert, suprizë ishte dhe ribashkimi i shumë grupeve, një nga këto “Albatros”. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” lideri i “Albatros” Gjergj Jorgaqi rrëfen ribashkimin e grupit, lidhjen e tij me muzikën si dhe përkushtimin që ka pasur gjatë kësaj kohe me vajzën e tij Xhejsi Jorgaqi, tashmë një zë i ri i skenës shqiptare. Veç emocioneve dhe kënaqësisë që na ofroi ky koncert, e veçantë ishte informimi dhe edukimi i publikut mbi historinë e Rocku-t në Shqipëri, nëpërmjet dokumentarit “Albanian Rock Anthology”.

Riktheheni në skenë perms një festivali të munguar në Shqipëri. Si ndiheni?

Është vërtetë një event i veçantë, pasi ky festival është një riorganizim për t’ia dedikuar muzikës rock, është një nga mundësitë e pakta ku shumë rryma kanë pushtuar sot tregun muzikor. Për këtë arsye mundësia për të përkrahur vetëm një lloj rryme është pak e vështirë sepse të gjithë fansat kanë pëlqimet e tyre dhe në këtë moment çdo gjë shpërndahet dhe nuk fokusohet vetëm tek muzika rock. Ama ne po bëjmë atë çka duhet për rrymën rock muzikë, një ritakim i grupeve që e kanë mbajtur gjallë
këtë rrymë.

Çfarë solli grupi “Albatros” për publikun shqiptar me këtë ribashkim në festivalin “Rock-Stock”?

Nuk është e vështirë rimbledhja, por rigjetja e gjuhës në muzikë pas afro dy dekadash, pasi pjestarët e grupit tim janë të shpërndarë, njëri është në Kanda, Amerikë dhe Austri. Në momentin që arritëm të bëhemi të paktën 90 përqind të grupit duke marrë dhe një mercenar nga një grup tjetër që të rikthejmë sërish ato këngë që ne i kemi kënduar para 22 vitesh.

Ishte e vështirë gjetja e gjuhës së muzikës me të njëtit pjestarë të grupit pas shumë vitesh. Kishit ndryshuar ndopak?

Kalon njëfarë kohe dhe nuk mund të rrish ashtu siç kemi qenë në vitet ’94, pa stazh, pa praktikë, me pak fjalë pjestari më i madh i grupit ishte 23 vjeç dhe më i vogli 17 vjeç.
Ndryshe nga ajo kohë, tani gjërat bëhen në mënyrë profesionale duke pasur dhe avantazhin e teknologjisë,
prandaj mungesa e teknologjisë në atë kohë sillte difekte orkestrale dhe muzikore pafund dhe nuk arrinim dot të shprehnim atë që donim.

Mendoni se ky festival mund ti hap një rrugë të drejtë muzikës së vërtetë, duke lënë pas muzikën komerciale e cila vitet e fundit ka pushtuar tregun muzikor?

Në lidhje me këtë fenomen, vitet e fundit kam bërë një studim me veten time! Kush ka vesh muzikë dhe kush është muzikantë, nuk mund të rrëshkasë dhe të bjerë viktimë e
muzikës komerciale, prandaj një muzikantë i vërtetë nuk bie kurrë viktimë e komercializmit.

I keni munguar shumë skenës shqiptare. Pse ky hendek i madh mes skenës dhe pasionit tuaj të pandarë me muzikën?

Skenës shqiptare nuk i kam munguar, por e kam pickuar herë pas here duke u kujdesur shumë për vajzën time e cila tashmë është një muzikante e afirmuar. Gjithçka që kam bërë për muzikën gjatë gjithë këtyre viteve ja dedikoja vetëm Xhejsit, pasi e kam dashur shumë që pasionin tim të paepur për muzikën ta trashëgonte dikush nga familja.

Është në projektet tuaja të afërta një album, klip apo këngë e re?

Ajo është për tu parë, ngelet si njëlloj përgjigje evazive që nuk e kam të prerë. Kam shumë projekte të tjera, shumë këngëtarë të rinjë nëpër duar dhe prandaj nuk më të
them diçka konkrete momentalisht. Kalon koha, ikin vitet dhe dikush që e kupton duhet të hap krahun për ti lënë vend dhe talenteve të reja në muzikë.

gjergj jorgaqi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)