Gjermanët: Shqipëria vendi
më pak tërheqës për investime
Dhomat gjermane të Tregtisë në vende të Evropës Lindore e Qendrore kanë anketuar gjatë muajit mars mbi 1.600 anëtarë të tyre, firma gjermane që kanë investuar. Shqipëria ka dalë e fundit në listë sa u përket kushteve për thithjen e investimeve.
TIRANE - Biznesi gjerman shprehet i zhgënjyer nga realiteti shqiptar lidhur me kushtet që krijon shteti për investitorët. Shqipëria rezultoi e fundit ndër 20 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore për të bërë biznes. Dhomat e Tregtisë Gjermane në të gjitha këto shtete kanë anketuar gjatë muajit mars mbi 1.600 anëtarë të tyre që kryesisht janë firma gjermane që kanë investuar atje.
Vendi ynë mbetet mbrapa Maqedonisë, Serbisë e madje edhe Kosovës, duke mbetur kështu si destinacioni “më pak i preferuar” për investime të huaja. Kompanitë që operojnë në Shqipëri vlerësojnë se në vendin tonë gjatë 2013-ës ka një përkeqësim të situatës së brendshme ekonomike. Në vitin 2011, 67% e të anketuarve e cilësuan situatën si pozitive, në vitin 2012 vetëm 42% e tyre dhe në vitin 2013 ky vlerësim ka rënë në 24%.
Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori “Korrupsioni dhe kriminaliteti”. 55% e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit.
52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me administratën Publike dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. 48 % janë të pakënaqur me parashikueshmërinë e politikave ekonomike.
Në këto kushte edhe nismat e qeverisë për të ulur taksat për biznesit, kryesisht taksa e sheshtë, duket se nuk po japin asnjë efeket tek bizneset. “Ne po shohim se taksa e sheshtë nuk është realisht 10%, por shumë më tepër “, tha Andrea Gebbeken, presidente e Dhomës Gjermane.
Drejtuesit e Dhomës theksuan: “Në qoftë se Shqipëria dëshiron të ketë investitorë të huaj, duhet të punojë me të gjithë kushtet e përmendura më sipër. Në mënyrë të veçantë duhet që ligjet shqiptare të respektohen nga të gjitha palët. Vetëm në këtë mënyrë mund të shfrytëzohen potencialet e vendit nga kompanitë vendase dhe të huaja”.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
Protesta e PD, shoqërohen 7 protestues në polici
26 Nëntor, 20:00