FRANKFURT, 22 nëntor /ATSH-AFP/ - Rreth 550 gjermanë janë nisur të luftojnë në radhët e grupit të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak, më shumë nga sa ishte njoftuar deri tani, bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière.
"Sipas informacioneve të fundit që disponojmë, numri është rritur ndjeshëm. Ne kemi informacione për 550 shtetas gjermanë në radhët e ISIS-it. Disa ditë më parë ne kemi njoftuar për 450", deklaroi Maiziere në një intervistë për stacionin televiziv gjerman Phoenix.
"Në krahasim me vitet e kaluara, bëhet fjalë për një rritje të ndjeshme", shtoi ministri duke nënvizuar se pjesa më e madhe e kandidatëve për xhihad nisur nga këto rajone ishin burra, disa gra ishin gjithashtu në rrugë.
"Këta të rinj (...) janë radikalizuar në Gjermani, pranë kësaj shoqërie (...) Për këtë arsye parandalimi duhet shoqëruar me shtypje", shtoi Maiziere.
Në Gjermani, rreth 230 persona konsiderohen aktualisht si kërcënim potencial, ku nuk mund të përjashtohet dhe në disa raste shumë të mundshme, ppërgatitja prej tyre e ndonjë atentati", theksoi ai.
Qeveria gjermane njoftoi në mes të muajit tetor masat e ardhshme duke mundësuar tërheqjen e kartave e identitetit për islamikët e dyshuar radikalë për t'i penguar të nisen për luftë në Siri apo Irak./
/ec/











