Blerjet në industrinë gjermane u rritën shumë herë më fuqishëm nga ç'ishte parashikuar, me një pregores prej 4,6 për qind në korrik, pas dy muajsh të njëpasnjëshëm rënieje në mes të tensioneve gjeopolitike, sipas shifrave të publikuara sot.

Pas një rënje me 2,7 për qind në qershor, volumi i porosive u rrit me 4,6 pëq rind në korrik. Kjo rritje tejkalon gjerësisht pritshmëritë e analistëve të pyetur nga agjencia "Dow Jones Newswires", që parashikonte një rritje prej 1,2 për qind.

"Pas pasigurisë së ekonomisë për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe dobësimit në tremujorin e dytë, rritja e fortë e blerjeve jep një sinjal inkurajues për industrinë", komentoi ministri gjerman i Ekonomisë.
Rritja ekonomike gjermane kishte rrënë në 0,2 për qind në tremujorin e dytë, e penalizuar kryesisht nga rënia e blerjeve dhe prodhimit industrial. Ngadalësimi i eurozonës ka shqetësuar, pasi kjo ndodh në të njëjtin monet kur Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj ekonomisë Ruse./ATSH/