Gjermani e britaniku armiq në Luftën
II Botërore, bëhen miq pas 74 vitesh

Gjermani e britaniku armiq në Luftën<br />II Botërore, bëhen miq pas 74 vitesh
Para 74 vitesh Victor Gregg dhe Leutnant Gunter Halm ishin armiq të betuar të njeri-tjetrit. Victor Gregg luftonte për Anglinë dhe Leutnant Gunter Halm luftonte për Gjermanë. Por sot 74 vite pas mbarimit të luftës së Parë Botëre dy veteranët ai britanik dhe ai që luftoi për nazistët janë bërë miq.

Gregg është 96 vjeç, ndërsa Halm 95 vjeç, ata u takuan në festivalin e historisë, ku pas një bisede të gjatë kuptuan se 74 vite më pare kishin qenë armiq të betuar.

Gregg ishte betuar për një hakmarrje të përgjakshme mbi armikun, pasi kamioni me të cilin udhëtonin dhe disa ushtarë të tjerë britanik u godit nga një predhë gjerman. I vetmi i mbijetuar ishte 96 vjeçari Victor.

Në anën tjetër edhe Halm i cili në atë kohë ishte vetëm 20 vjeç u betua për t’u hakmarrë ngaj forcave britanike sepse u shkatërruan shtatë tanke dhe dy shokët e tij të ngushtë mbetën të vrarë. Vetëm Hal mi mbijetoi këtij sulmi dhe për këtë ai fitoi çmimin Knight të Kryqit të Kuq për trimëri.

Pas takimit të tyre, z Gregg, i cili tani jeton në Bishops Ëaltham ka thënë: "Ka një lloj miqësi ndërmjet njerëzve që shërbyen në vijën e frontit dhe që vënë jetën e tyre në rrezik çdo ditë,ama miqësia që kam unë me ish armikun tim ka më shumë vlerë pasi tregon se nga lufta vijnë vetëm shkatërrime.

Efektet psikologjike pasur një ndikim shkatërrues në atë për shumë vite pas luftës, mendoj se e morra veten pasi u takova me Halm. Të kujtoje luftën me të ishte më e lehtë për mua.

lufta

lufta
lufta

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit