Seksi mes motrave dhe vëllezërve në Gjermani nuk duhet të jetë më i ndëshkueshëm. Ky është propozimi i bërë qeverisë gjermane nga një këshill etike. Sipas tyre ligji penal konsiderohet si instrumenti më i gabuar për të ndaluar tabutë morale në shoqëri. Paneli i këtij këshilli është i përbërë nga 25 persona të cilët merren me shqyrtimin e çështjeve etike delikate.
Aktualisht ligji gjerman dënon deri në dy vjet heqje lirie apo me gjobë, vëllezërit dhe motrat të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Këshilli i etikës duke marrë spunto nga rasti i çifit në Lajpcig të cilët kanë katër fëmijë theksojnë se sipas tyre ligji duhet të jetë për krimin dhe jo për moralin. Çifti në fjalë janë takuar me njëri-tjetrin kur kanë qenë të rritur për shkak të problemeve në familje.
Tashmë burri është i dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin duke qenë vellezër. Ata luftuan deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në mënyrë që të njihej lidhja e tyre. Por Gjykata Evropiane la në fuqi vendimin e Gjykatës Gjermane duke e dënuar burrin me 6 muaj heqje lirie.
Ndërkohë sipas Këshillit çdo individ duhe të jetë i lirë të zgjedhë partnerin e tij qoftë motra apo vëllai. Por ky propozim është kritikuar nga ekspertja ligjore e kanceleares Gjermane Angela Merkel, duke u konsideruar si propozim i gabuar, pasi pasojat janë mjaft të rënda, si lindja e fëmijëve të sëmurë dhe me zhvillim jo normal.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com