GJERMANI - Gunter Zettl ka qenë vetëm 18 vjeç në vitin 1969 dhe ishte student në një qytet të vogël në Gjermaninë Lindore.
Ai pëlqente të dëgjonte radiot e vendeve perëndimore, por që për atë kohë ishte e ndaluar nga Gjermania naziste. Kështu, një ditë ai vendosi të merrte pjesë në një konkurs muzike dhe dërgoi një kartolinë.
Por, për fat të keq, sigurimi i shtetit e kapi kartolinën, duke ndaluar destinacionin për ku ishte nisur.
Në kartolinë ishte shkruar emri i bandës së preferuar të 18-vjeçarit në atë kohë, 'The Creation' dhe titulli i një kënge. Në vitin 1983, Zettl braktisi Gjermaninë për të jetuar në Spanjë deri në vitin 2010.
Kur ai u kthye në vendin e tij, gjeti kartolinën që ishte bllokuar nga sigurimi i shtetit.
Ai i dërgoi përsëri letrën stacionit radiofonik, por kësaj rradhe duke i treguar të gjithë odisenë e ngjarjes, duke dënuar edhe regjimin brutal të Gjermanisë së asaj kohe.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com