Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk përjashtoi sot një ndryshim në politikën gjermane dhe evropiane përsa i përket bashkëpunimit energjetik me Rusinë, në rast të përkeqësimit të krizës ukrainase.
"Natyrisht ne duhet të rimendojmë politikën tonë energjetike afatmesme dhe afatgjatë, nëse vlerat themelore vazhdojnë të trajtohen pa seriozitet", deklaroi kancelarja gjermane, e pyetur në një konferencë shtypi në Berlin mbi besueshmërinë e Rusisë si partnere energjetike.
Merkel këmbënguli në interesat reciproke të Rusisë, BE-së dhe Gjermanisë për të mos ndërprerë këtë bashkëpunim energjetik.
"Është në interes të dy palëve të bashkëpunojnë", theksoi ajo, në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Alexander Stubb.
"Pothuajse të gjitha shtetet evropiane janë të lidhura me Rusinë përsa i përket furnizimit energjetik (...). Për Gjermaninë, kjo varësi për gazin rus është 38 për qind, vendet e tjera janë varura 100 për qind", theksoi ajo.
Bashkimi Evropian varet 30 për qind nga Rusia përsa i përket furnizimit me gaz, gjysma e të cilit kalon tranzit nga Ukraina./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com