DRESDEN - Manifestimi antiislamik i planifikuar për nesër në qytetin lindor gjerman të Dresdenit u anulua pas kërcënimeve që ka marrë organizatori kryesor i tij, Lutz Bachmann, nga ekstremistët islamikë, thanë burime të shërbimeve sekrete gjermane.
Ndërkohë, policia gjermane ka ndaluar të gjitha manifestimet në ambiente të hapura në të gjithë vendin për shkak të rrezikut konkret terrorist, sidomos ndaj lëvizjes antiislame, PEGIDA.
"Të gjitha manifestimet publike do të ndalohen në vend, sidomos ai i 19 janarit në Dresden", njoftoi policia me anë të një komunikate./ATSH/