- Pjesa më e madhe nga zonat e krizës, Siri, Eritre dhe Afganistan -
BERLIN, 3 mars /ATSH-ANSA/ - Hyrjet e paligjshme në Gjermani u rritën 75 për qind gjatë vitit 2014, në ndërkohë që janë pothuajse dyfishuar rastet e interceptimeve në kufi në raport me një vit më parë, doli sot nga një interpelancë e deputetëve të partisë së majtë Linke drejtuar qeverisë federale.
Pjesa më e madhe e tyre janë refugjatë të ikur nga Siria (14 mijë), Eritrea (rreth tetë mijë) dhe Afganistani (rreth 4 000).
Nga mbi 2,3 milionë kontrolle të bëra në kufi, autoritetet kanë sinjalizuar mbi 30 000 tentativa për hyrje pa dokumentet e nevojshme.
Në vitin 2013 këto tentativa ishin rreth 17 mijë.
Ndërkohë, në të gjithë vendin ka patur rreth 57 mijë sinjalizime për qëndrime të parregullta./ a.jor.