/ATSH-AFP/ - Shërbimet e brendshme sekrete gjermane u shprehën sot të shqetësuar nga përpjekjet e lëvizjes islamike për të rekrutuar mes qindra mijëra imigrantëve të mbërritur në vend.
"Fakti që islamikët, nën mbulimin e ndihmës humanitare tentojnë të ndryshojnë për qëllimet e tyre situatën e refugjatëve duke bërë propagande dhe duke u përpjekur për të rekrutuar, na shqetëson shumë", theksoi Bundesamt für Verfassungsschutz (Zyra për mbrojtjen e Kushtetutës) në një komunikatë.
"Ne bëjmë kujdes me të rinjtë refugjatë të pashoqëruar që mund të jenë pre e lehtë për islamikët", theksoi shërbimi i brendshëm sekret.
Këto shërbime nuk kanë asnjë informacion të besueshëm duke të lënë të mendosh se grupet xhihadiste kanë përdorur fluksin e refugjatëve për t'u futur në territorin federal.
Përveç të tjerave, sipas shërbimit të brendshëm sekret, rreth 740 persona kanë lënë Gjermaninë për t'iu bashkuar grupeve xhihadiste si Shtetit Islamik në Siri apo në Irak.
/Shqiptarja.com