Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
Policia gjermane në vendin ku ndodhi sulmi terrorist, në Magdeburg
Gjermani- Autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, kishte lënë testamentin e tij në makinën e tij, sepse ai mendonte se do të vdiste.
Revista gjermane “Spiegel” thekson se krimi i 20 Dhjetorit në qytetin e Saksoni-Anhalt, i cili la pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, të kujtonte sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz të Berlinit tetë vjet më parë, por këtë herë autori nuk është islamist.
Në vend të kësaj, Taleb Al Abdulmohsen thuhet se hoqi dorë nga besimi i tij vite më parë dhe u shfaq si një kundërshtar radikal i Islamit dhe në postimet e tij në internet u paraqit si një mbështetës i vendosur i partisë së ekstremit të djathtë AfD, ndërsa kërkonte kontakte me blogerët anti-muslimanë në SHBA.
Sipas publikimit në testament, të gjetur në makinën me qira me të cilën ka kryer sulmin, 50-vjeçari nuk kishte përfshirë asnjë mesazh politik.
Madje dyshohet se të gjithë pasurinë e tij ia lë trashëgim Kryqit të Kuq Gjerman. Autori 50-vjeçar i sulmit po mbahet në një burg të sigurisë së lartë pranë Magdeburgut.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit, i akuzuar për pesë vrasje dhe më shumë vrasje në tentativë , si dhe për lëndime të rënda trupore. Për momentin nuk ka pasur ndjekje penale për terrorizëm.
Mbrëmjen e së premtes së kaluar, pak pas orës 19:00, sulmuesi futi BMW-në me qira në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe lëvizi me shpejtësi për disa qindra metra nëpër sheshin e mbushur me njerëz. Pesë persona vdiqën në sulm dhe 200 u plagosën. Abdulmohsen u arrestua pranë makinës pak minuta pas krimit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni luftën në Gaza! Të heshtin armët dhe në Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor, 13:20
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Pema e Krishtlindjes në hapësirë, FOTO mahnitëse e yjeve 5 milionë vjeçarë në Rrugën e Qumështit
25 Dhjetor, 12:40
-
Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:36
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
Krishtlindje/ Mesazhi i kryepiskopit Anastas Janullatos: Në epokën ku vërshon urrejtja, të bëjmë qëndresë
25 Dhjetor, 12:02
-
Krishtlindja/ Arqipeshkvi Arjan Dodaj: T'i përcjellim kësaj bote shpresë! Ajo për të cilën njerëzit kanë më shumë nevojë
25 Dhjetor, 11:48
-
Presidenti Begaj në Katedralen Katolike të Shën Palit: Krishtlindja thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit
25 Dhjetor, 11:40
-
Krishtlindjet/ Mesazhi i teologut Shkira: Njeriu nuk lodhet së dashuri, aq më tepër në këto kohë trazirash
25 Dhjetor, 11:24