Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja

Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja

Policia gjermane në vendin ku ndodhi sulmi terrorist, në Magdeburg

Gjermani- Autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, kishte lënë testamentin e tij në makinën e tij, sepse ai mendonte se do të vdiste.

Revista gjermane “Spiegel” thekson se krimi i 20 Dhjetorit në qytetin e Saksoni-Anhalt, i cili la pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, të kujtonte sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz të Berlinit tetë vjet më parë, por këtë herë autori nuk është islamist.

Në vend të kësaj, Taleb Al Abdulmohsen thuhet se hoqi dorë nga besimi i tij vite më parë dhe u shfaq si një kundërshtar radikal i Islamit dhe në postimet e tij në internet u paraqit si një mbështetës i vendosur i partisë së ekstremit të djathtë AfD, ndërsa kërkonte kontakte me blogerët anti-muslimanë në SHBA.

Sipas publikimit në testament, të gjetur në makinën me qira me të cilën ka kryer sulmin, 50-vjeçari nuk kishte përfshirë asnjë mesazh politik.

Madje dyshohet se të gjithë pasurinë e tij ia lë trashëgim Kryqit të Kuq Gjerman. Autori 50-vjeçar i sulmit po mbahet në një burg të sigurisë së lartë pranë Magdeburgut.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit, i akuzuar për pesë vrasje dhe më shumë vrasje në tentativë , si dhe për lëndime të rënda trupore. Për momentin nuk ka pasur ndjekje penale për terrorizëm.

Mbrëmjen e së premtes së kaluar, pak pas orës 19:00, sulmuesi futi BMW-në me qira në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe lëvizi me shpejtësi për disa qindra metra nëpër sheshin e mbushur me njerëz. Pesë persona vdiqën në sulm dhe 200 u plagosën. Abdulmohsen u arrestua pranë makinës pak minuta pas krimit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër