Pas Ambasadës së SHBA-së, edhe Gjermania i ka bërë apel të fortë opozitës për mundësuar zhvillimin e një proteste paqësore, duke theksuar se dhuna është e papranueshme në një vend demokratik. Sulmet e bëra në disa KZAZ të vendit, ku në disa prej tyre situata ka qenë mjaft e tensionuar e karakterizuar nga shkatërrimi i materialeve zgjedhore apo dëmtimi i godinave, ambasadorja Susanne Schütz i ka cilësuar si një zgjedhje e gabuar në një përballje politike. Në fund, reagimi i saj, mbyllet duke u bërë thirrje palëve politike që të heqin dorë nga sulmet verbale dhe të marrin përgjegjësinë që u takon, për të mirën e vendit.
"Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore. Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin", shkruan Schütz.
Lajmi kryesor:
BE dhe Gjermania apel opozitës: S'do tolerojmë asnjë akt dhune në protestë! Palët të ulen në dialog
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.3%
-
Të gabuar
21.2%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor 2024, 16:59
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor 2024, 13:37
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor 2024, 11:36
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor 2024, 09:44
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor 2024, 21:55
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor 2024, 17:35
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor 2024, 15:24
-
Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un
22 Dhjetor 2024, 11:57
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor 2024, 18:24
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor 2024, 14:17
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor 2024, 10:15