Gjermania dhe Franca gati planin për reformën e eurozonës

Gjermania dhe Franca gati planin për reformën e eurozonës

Foto ilustruese

Ministrat e Financave të Gjermanisë dhe të Francës u zotuan për të përgatitur në kohë për samitin e BE-së të planifikuar për në qershor një plan udhërrëfyes për reformën e eurozonës. Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha: "Ne jemi optimistë që do të jemi të suksesshëm".

Njoftimi i përbashkët i ministrave konsiderohet si një arritje e madhe pas rezistencës gjermane ndaj ideve të mëhershme të Presidentit francez Emmanuel Macron për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar në vendet ku përdoret monedha e përbashkët euro.

Dëshirat e Macronit
Macroni dëshironte të krijonte pozicionin e ministrit të Financave të eurozonës dhe të mundësonte marrjen e huave të përbashkëta nga shtetet anëtare. Por më vonë ai hoqi dorë nga këto ide në favor të thellimit të unionit bankar të BE-së.

Rezistenca gjermane
Premtimi për reformimin e eurozonës që përbëhet prej 19 vendesh anëtare u shpall pavarësisht rezistencës së mëparshme nga Berlini lidhur me propozimin e Macron për bashkimin e burimeve financiare. Shumë anëtarë të parlamentit gjerman besojnë se duket sikur Gjermania do të ofrojë më shumë burime financiare për fqinjët më të varfër - si Italia dhe Greqia - sesa do të marrë nga një fond kolektiv. Berlini ka theksuar gjithashtu se një fond i tillë duhet të lidhet dhe kushtëzohet nga reforma ekonomike.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz
"Është absolutisht e rëndësishme që Franca dhe Gjermania të bien dakord për çështjet", tha Scholz. Homologu i tij francez, Bruno Le Maire, tha: "Ne besojmë fuqishëm se ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë një kompromis midis Francës dhe Gjermanisë për takimin e ardhshëm të qershorit". Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha: "Ne duhet të tërhiqemi përtej pozicioneve të ngulitura tashmë dhe të gjejmë kompromise".

Ç'do të ndodhë më tej?
Ka shpresa që në plan afatgjatë në mbarë BE-në do të zbatohet një skemë sigurim për depozitat bankare, megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se përpara se të ndërmarren hapa të mëtejshme drejt një sigurimi kolektiv duhet të reduktohet rreziku në sektorin bankar. Merkel është zotuar që ta paraqesë propozimin e përbashkët për një plan reformash së bashku me Francën përpara samitit që do të zhvillohet në Bruksel më 28 qershor. DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës