
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas sulmit të dhunshëm ndaj KFOR-it nga ana e protestuesve serbe në Zveçan. Ministria e Jashtme gjermane ka shkruar se e dënon sulmin e dhunshëm dhe të papranueshme në veri të Kosovës.
“Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë.”- thuhet në komunikatën e MPJ-së së Gjermanisë.
“U bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”- vlerësohet tutje në këtë deklaratën e Gjermanisë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.9%
-
Jo
3.3%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 397
Lajme të tjera
-
Koreografi dhe heshtje në stadium, në Serbi nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë (VIDEO)
30 Shtator, 21:25
-
Disa përfundime mbi “tradhtarin” Rama dhe “patriotin” Kurti
30 Shtator, 21:24
-
Vuçiç për Financial Times: Ushtria serbe s'do të hyjë në Kosovë, ne do tërheqim forcat tona nga ajo zonë! Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000
30 Shtator, 20:26
-
Sulmi në Banjskë, Albin Kurti për ‘Al Jazeera’ akuzon Beogradin për nxitje të dhunës: Vuçiç synon të krijojë një 'Republika Srpska' në Kosovë
30 Shtator, 17:44
-
Ben Blushi në Banjskë: Serbia më e dobët, Kosova pak më e fortë, Perëndimi më i përçarë
30 Shtator, 13:39
-
Vetëm tre fotografi në varrim, por serbët e vrarë ishin katër! Ja pse e fshehin një nga agresorët e sulmit në Banjskë
30 Shtator, 13:27
-
Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit artilerinë e rëndë e sisteme kundër-ajrore! Thirrje Vuçiç: Tërhiq menjëherë trupat ushtarake
30 Shtator, 12:34
-
Sulmi në Banjskë, Kurti: Zotimi i njëanshëm i Thaçit s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet
30 Shtator, 12:25
-
Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake
30 Shtator, 11:13
-
Analiza e fortë e FAZ: Loja e Vuçiç njësoj si e Millosheviçit, nxit dhunën në Kosovë e pretendon të jetë i paditur përpara BE-së
30 Shtator, 10:32
-
Kurti i kërkon SHBA-së ndihmë: Serbia po përgatit plane luftarake, zotimi ynë për të mbrojtur qytetarët, i palëkundur
30 Shtator, 09:41
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Sveçla: Mbi 80 'terroristë' morën pjesë në sulm, do kërkojmë ekstradimin e tyre dhe të Radoiçiçit nga Serbia
29 Shtator, 21:50