Gjermania kërkon miratimin e vaksinës antiCOVID me 23 Dhjetor

Gjermania kërkon miratimin e vaksinës antiCOVID me 23 Dhjetor

Në një kohë kur Mbretëria e Basshkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë filluar me vaksinimin, Agjencia Evropiane e Ilaçeve, EMA akoma nuk ka dhënë një konfirmim për përdorimin emergjent të saj. Megjithatë një burim pranë qeverisë gjermane ka theksuar se më 23 dhjetor EMA pritet të marrë një vendim pozitiv për vaksinën e Pfizer-IT dhe BionTech-ut.

 “Po, EMA do të ketë përfunduar punë më 23 dhjetor”, tha burimi, duke iu referuar procedurave të vlerësimit të vaksinës nga agjencia.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha në një konferencë për shtyp se ai shpresonte në miratimin e një vaksine në BE para Krishtlindjes, duke hapur rrugën për vaksinimin para fundit të vitit. EMA tha në fillim të muajit se planifikonte të jepte një vlerësim për vaksinën e Pfizer-it dhe BionTech-ut më 29 dhjetor dhe për atë të Modernës në mes të janarit.

Gjermania, e cila por përballet me një valë të dytë të infeksioneve , shumë më të ashpër se në Pranverë,  rriti presionin mbi autoritetet e BE-së që të përshpejtohet miratimi i vaksinës. Sipas raporteve kanë kërkuar që EMA të afrojë datën e miratimit të vaksinës së Pfizer-it dhe Biontech-ut duke e zhvendosur atë nga 29 dhjetori, në 23 dhjetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata