TIRANË - Ambasada gjermane ka sqaruar lajmin e publikuar së fundmi në mediat shqiptare për dhënien e 600 eurove shpërblim për ata azilkërkues të cilët vendosin të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre.
Sipas ambasadës gjermane ky vendim ka qenë një ofertë e limituar etë cilës i ka kaluar afati më 24 korrik të këtij viti.
“Informacioni i vërtetë është se në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë oferta e mëposhtme unike dhe e limituar në kohë: personat, të cilët kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga Qarku Federal Lörrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para në rast kthimi vullnetar në atdhe.”- thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Deklarata e plotë e ambasadës gjermane për azilkërkuesit
Ambasada Gjermane informon mbi reagimin e Qarkut Federal Lorrach në Gjermani në lidhje me lajmet dhe artikujt e shfaqur në mediat shqiptare. Qarku Federal Lorrach: Në shumë media shqiptare është raportuar ditët e fundit se Qarku Federal Lorrach në Gjermani do t‘u paguante para azilkërkuesve që vijnë nga vendet e Ballkanit, nëse këta do të tërhiqnin aplikimin për azil dhe do të ktheheshin vullnetarisht në atdheun e tyre. Qarku Federal Lorrach Ju vë në dijeni për faktin se ky informacion është i gabuar.
Informacioni i vërtetë është se në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë oferta e mëposhtme unike dhe e limituar në kohë:
Personat, të cilët kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga Qarku Federal Lörrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para në rast kthimi vullnetar në atdhe.
Me këtë aksion synohej të pengohej akomodimi i detyruar i azilkërkuesve në salla dhe çadra. Megjithatë situata e akomodimit të azilkërkuesve në të gjithë Gjermaninë muajt e fundit është përkeqësuar në mënyrë dramatike, aq sa dhe Qarku Federal Lorrach është i detyruar t’i strehojë azilkërkuesit e tjerë në vazhdim në çadra dhe palestra.
Për azilkërkuesit, strehimi në këto qendra të improvizuara në kushte urgjence, shoqërohet jo vetëm me rrethana banimi shumë të ngushta dhe mungesën e hapësirës private por edhe me reduktimin e kuotës në para, pasi për shkak të shpërndarjes së ushqimit në mënyrë të përqendruar, hiqet pagesa në para për ushqim për azilkërkuesit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

U refuzohet kërkesa për azil, kthehen 25 shqiptarë nga Gjermania