Kombëtarja e Gjermanisë në futboll ka vendosur një rekord të ri historik. Pas fitores bindëse 7-1 ndaj Kuraçaos në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, gjermanët arritën në kuotën e 239 golave të shënuar në historinë e Kampionateve Botërore, duke kaluar Brazil i cili mbetet në kuotën e 238 golave. Interesant është fakti se Gjermania ka marrë pjesë në 21 Kupa Bote, ndërsa Brazili në të gjitha të zhvilluarat, 23.
Sipas renditjes së përditësuar të golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorit, pesë kombëtaret kryesuese janë:
1. Gjermania - 239 gola
2. Brazili - 238 gola
3. Argjentina - 152 gola
4. Franca - 136 gola
5. Italia - 128 gola
Deri para nisjes së Botërorit 2026, Brazili kryesonte listën historike me 237 gola, por shpërthimi ofensiv i Gjermanisë në ndeshjen e parë të turneut ndryshoi renditjen.
Ndërkohë, gara mes dy superfuqive të futbollit pritet të vazhdojë gjatë turneut, pasi Brazili dhe Gjermania mbeten skuadrat më produktive në historinë e Kupës së Botës.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Komente








