Pavarësisht paralajmërimeve të shumta dhe urdhrit të prerë për ndalimin e azilkërkuesve drejt Gjermanisë, shqiptarët vijojnë t'i drejtohen këtij shteti për të kërkuar azil ekonomik, edhe pse numri i tyre është ulur ndjeshëm nga vjeshta e 2014 kur pati largime masive.

Ambasada gjermane në Tiranë ka thënë se me datë 2 dhjetor janë rikthyer rreth 65 persona, si dhe dy ditë më vonë me datë 4 janë rikthyer edhe rreth 191 persona të tjerë.
 
Sipas ambasadës këtyre shtetasve iu ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani, pas kërkesës që ata kishin depozituar përpara autoriteteve për përftimin e azilit ekonomik.
 
Rikthimet e shqiptarëve nga Gjermania do të vijojnë, sakohë që autoritetet gjermane kanë deklaruar se asnjë prej tyre nuk do të përfitojë azil, në një kohë kur Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)