Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën
Oficerët e policisë gjermane pranë një pike të kalimit kufitar midis Gjermanisë dhe Republikës Çeke
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme.
Zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.
Por, në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare përgjatë kufijve të saj jugorë dhe lindorë.
Një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t'i raportohet Komisioniz Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor. Kontrolle të ngjashme përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.
Që nga 16 tetori, rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar, tha zëdhënësi.
"Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu", tha ai duke shtuar se “nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”.
Qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është "të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”, shtoi zëdhënësi i ministrisë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali
1 Korrik, 20:16
-
Fitorja e Le Pen në Francë/ Burimi i kthehet Meçes: Nuk dua të dëgjoj emrin e Hitlerit, iki nga emisioni
1 Korrik, 19:51
-
Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni
30 Qershor, 19:06
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta
29 Qershor, 23:18
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8
27 Qershor, 11:04
-
Më 27 qershor hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet që duhen plotësuar
27 Qershor, 08:48
-
Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë
26 Qershor, 22:56
-
Scholz: Duhet të rindërtojmë besimin! Jo garë me ekstremistët dhe populistët
26 Qershor, 17:29
-
E konfirmon federata, Shkodran Mustafi merr rolin e trajnerit te Gjermania
25 Qershor, 21:48
-
Enxhi Hoxha: Euro 2024, testamenti i shqiptarëve për botën
25 Qershor, 10:56