Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në qytetin e Kavajës, të cilat janë investime me fonde të zhvillimit të rajoneve.
E shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, ministrja Gjermeni ka parë punimet për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe rrugës karakteristike që gjendet pranë qendrës, e cila dikur ka qenë rrugë me subjekte tregtare dedikuar vetëm suvenireve.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës u shpreh se punimet janë duke ecur me ritme të shpejta dhe në muajt shkurt-mars të vitit të ardhshëm do të jenë drejt përfundimit.
Rroshi shtoi se rruga karakteristike për qytetin, Rruga e Tironsve, do të rikthejë traditën e vjetër duke krijuar subjektet që tregtojnë suvenire, duke mos i taksuar ato njëlloj si subjektet e tjera.
Ministrja Eglantina Gjermeni tha se investimi për qendrën e qytetit është mjaft i rëndësishëm, pasi kap vlerën e 200 milion lekëve dhe në përfundim krijon një panoramë krejt tjetër për qytetin. Ministrja Gjermeni shtoi në lidhje me aksionin e INUK se qëllimi është të nisim një planifikim të qëndrueshëm të territorit në gjithë vendin.
Pas punimeve që po kryhen në qendër, ministrja Gjermeni ka inspektuar edhe punimet e rrugës hyrës të Kavajës.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO