TIRANE, 1 Dhjetor/ATSH/- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, inspektoi të hënën operacionin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Të gjitha arkëtimet e përfituara, theksoi Gjermeni, mund të përdoren për më shumë investime publike në zonat urbane dhe rurale të vendit.
"Dua të jap vetëm një shembull për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Në fazën e parë me 8 miliardë lekë, Qeveria Shqiptare mbështeti 87 projekte që po i ndryshojnë fizionominë urbane shumicës së qyteteve shqiptare. Me 150 milionë euro, 2.5 herë më shumë fonde mund të përdoreshin për investime publike në zonat urbane dhe rurale, duke krijuar më shumë punësim, më shumë zhvillim ekonomik, më shumë zhvillim të qëndrueshëm të turizmit", deklaroi Gjermeni./a.gjonaj//a.ke/